Milani, tenton rikthimin e Thiago Silvas

Milani, tenton rikthimin e Thiago Silvas

 Merkatoja e janarit do të jetë si gjithmonë tejet e rëndësishme për çdo ekip.

Parashikohet se ato të elitës europiane do të dominojnë duke qenë se kjo histori është përsëritur ndër vite.

 Referuar Italisë do të jetë Milani një ndër protagonistët, ekip i cili në çdo sezon tenton titujt. 

Rikthimi i Massimilliano Allegrit në ‘’ San Siro ‘’ i ka entuziazmuar drejtuesit dhe tifozerinë e zjarrtë të ‘’ Djallit ‘’, një trainer që ka lënë gjurmë në të shkuarën në Itali. 

Objektivi i shtatë herë fituesve të Champions Leagues këtë herë do të jetë Thiago Silva, pjesë e tyre në të shkuarën, me të cilët zhvilloi 3 sezone. 

Braziliani tregoi vlerat në Botërorin e Klubeve me Fluminensen dhe fakti se e njeh shumë mirë Milanin konsiderohet një avantazh. 

Ndërmjet viteve 2009-2012 qendërmbrojtësi u cilësua një ndër më të rëndësishmit në prapavijën e italianëve, të cilët vlerësojnë eksperiencën mbi supe. 

Referuar moshës po mendohet një kontratë afatshkurtër, ndoshta aventura e fundit në karrierë. 

Ishi i Chelseat po e analizon me detaje rikthimin në Milano, aty ku gjithmonë do të jetë i mirëpritur. 

Në lidhje me sezonin aktual Thiago Silva numëron 3 gola në 37 sfida me gjigandët e Brasileiraos, i cili ka evidentuar se mosha është vetëm një numër dhe se pasioni për këtë sport bën diferencën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy