Mehmeti: Dinamo ka probleme fizike, trajnerin nuk e lanë të punojë

Mehmeti: Dinamo ka probleme fizike, trajnerin nuk e lanë të punojë

Trajneri i Dinamo City, Ditan Mehmeti, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij triumfoi ndaj Skënderbeut.

Mehmeti deklaroi se i gëzohet fitores, por shtoi se ekipi ka probleme fizike. Sipas tij, trajnerin nuk e lanë të punojë, ndërsa shtoi se përgatitësi atletik Sakone, ishte pezulluar 4 javë.

Jam i kënaqur për fitoren, por duhet të jem realist, që kemi shumë probleme sa i përket aspektit fizik. Kemi statistikat, që skuadra ka qenë në avantazh dhe ka kaluar në disavantazh. Kjo u pa qartë edhe sot. Pas minutës së 60-të, skuadra ra fizikisht. Do kërkojmë të jemi cinikë, në fazën defensive. U mundova të bëj maksimumin për të marrë pikët. Kjo është shumë e rëndësishme. Në pjesën e parë ishim shumë mirë. Që të kesh një ekuilibër të mirë në të dyja fazat e lojës, duhet një mesfushë me kualitet.

Në pushim të ndeshjes, u mundova që të jem me bllok të ulët. Faktori fizik ishte arsyeja kryesore që rrezikuam në fund. Jam i kënaqur nga skuadra për mënyrën si mbrojtën. Faktori kryesor është aspekti fizik dhe mungesat. Për një javë nuk mund të bëj mrekulli. Jam munduar të vendos lojtarët atje ku japin më shumë. Bie në sy, që skuadra bie fizikisht pas minutës së 60-të. Kur mungon e gjithë linja e mesfushës, nuk ke çfarë i kërkon skuadrës.

Korrado Sakone ka eksperiencë 9 vite te Napoli. Ka qenë i pezulluar për 4 javë. Çfarë mund të bëjë një skuadër me 4 javë fizikisht. Trajneri nuk është lënë të punohet siç duhet. Trajneri i parë lihet të punojë me stafin e vet. Ne i dimë statistikat, që nga 2-0 ka shkuar 2-3 dhe çfarë mund të themi për këtë?!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy