
Është mbyllur na barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes Holandë-Ukrainë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin C në Euro 2020.
45 minutat e para ishin me të vërtetë spektakolarë në stadiumin “Johan Crujiff”. Holandezët i shkuan në disa raste afër golit të avantazhit, por nuk ia dolën ta dërgojë dot topin në fundin e rrjetës.
Që në minutën e dytë, Depay pasi i kaloi të gjithë, i shkoi afër golit, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Ukrainas. Portieri Bushchan ishte përsëri vendimtar për Ukrainën, pasi 3 minuta më vonë ndali edhe një gjuajtje të Dumfries. Edhe Wijnaldum pa që gjuajtja e tij në minutën e 38-të, të ndalej nga portieri ukrainas.
Live: Holanda-Ukrainë 0-0



