Saleh Nasr, është afrimi i radhës te Teuta. Klubi bregdetar, njoftoi firmën me sulmuesin egjiptian.
24-vjeçari ka qenë pjesë e El Ahli dhe Uadi Degla në vendlindje e tij, teksa së fundmi ka qenë pjesë e Gandzasar në Armeni.
Në sezonin e fundit, Nasr, u shpall golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë armene.
NJOFTIMI I TEUTËS:
Mirësevjen Saleh Nasr.
Klubi i Futbollit Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin egjiptian, Saleh Nasr! Sulmuesi 24-vjeçar Saleh Nasr është kthyer në lojtarin më të ri të Teutës. Ai ka qenë pjesë e El Ahli dhe Uadi Degla në vendlindje e tij, teksa së fundmi ka qenë pjesë e Gandzasar në Armeni, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë armene.



