Kounde , prioritet për Chelsean

Kounde , prioritet për Chelsean

 Koha kalon dhe Chelsea ende vijon të shpresojë për transferimin e Jules Kounde në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Thomas Tuchel i ka kërkuar drejtuesve një sforco për francezin i cili sipas Fabrizio Romanos konsiderohet prioritet për ishi-n e Borussia Dortmundit dhe etapën e re ‘’ Blutë e Londrës ‘’ duan ta fillojnë me këmbën e mbarë.

Largimi i Antonio Rudiger tek Real Madridi  dhe Andreas Christensen tek Barcelona e bën të domosdoshme ndërhyrjen në repartin e prapavijës dhe  thuhet se ky operacion mund të mbyllet kundrejt 65 milionë eurove pavarësisht se klauzola e 23 vjeçarit  vijon të jetë 80 milionë euro. 

Privilegji i  andaluzëve në këtë rast është se Jules Kounde me meritë ka arritur të konsiderohet një ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet dhe kryeqytetasit kanë shpresë se me mbërritjen e Todd Boehly-t do të nisin një tjetër kapitull me qëllimin e rikthimit sa me shpejtë tek sukseset

 Traineri gjerman vijon të mbetet një aset i çmuar i anglezëve i cili i dha shumë shpejt rezultatet me fitimin e Champions Leagues dhe vijon të insistojë në lidhje me revolucionin që duhet të bëjë Chelsea në merkaton e verës për tu rikthyer në kohët e suksesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy