Kosova është mposhtur me rezultatin 0-2 nga Spanja, në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
Skuadra e Challandes zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj një kombëtare siç është Spanja, por paqartësia para porte, bëri që të mos gjenin rrugën e rrjetës.
Ndonëse “dardanët” kishin disa raste shënimi, në minutën e 32-të golin e gjeti Spanja, me anë të Fornals.
Edhe në të dytë, Kosova i shkoi shumë afër golit, fillimisht me Rashicën, që nuk shfrytëzoi siç duhej një dalje të portierit kundërshtar dhe më pas me Muriqin që shpërdoroi një rast vetëm me portierin.
Atë që nuk e bëri Kosovë, e bëri Spanja. Iberikët shënuan edhe golin e dytë në minutën e 90-të, këtë herë me Ferran Torres.



