Alvaro Morata, rikthehet në Itali

Alvaro Morata, rikthehet në Itali

 E ardhmja e Alvaro Moratas tashmë është zgjidhur. Spanjolli do të vihet nën urdhërat e bashkombasit Cesc Fabregas, i cili ka bërë një punë për tu duartrokitur tek Komo. 

Pas eksperiencave tek Juventusi dhe Milani, madrileni do të provojë veten tek një ekip modest por shumë problematik për çdo rival. 

Projekti i drejtuesve të italianëve e ka bindur 32 vjeçarin, shumë i rëndësishëm edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes. 

Eksperienca tek Galatasaray reflektoi edhe njëherë aftësitë e Alvaro Moratas në metrat e fundit por siç dihet kampionati italian është më kompetitiv. 

Nxënësi i Cesc Fabregas shquhet për efektivitetin në ofensivë, adaptimin e shpejtë në çdo situatë dhe gjithashtu saktësinë në duelet një kundra një. 

Duhet kujtuar se ishi i Chelseat e finalizoi etapën tek turqit me 7 gola dhe 1 asist në 16 sfida dhe është rikthyer edhe më i përgatitur në një ndër pesë kampionatet më të bukur të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy