
Me kalimin në ‘’ White Hart Lane ‘’ u mendua se Antonio Conte do të vijonte të njëjtën eksperiencë si në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ por përkundrazi gjithçka ka rezultuar në disfavorin e italianit dhe tek ‘’ The Spursat ‘’ kanë filluar problemet.
Menjëherë presidenti Daniel Levy është përfshirë në këtë çështje jetike për kryeqytetasit dhe sipas ‘ Daily Express ‘ kërkon të rikthejë Mauricio Pochettinon në Londër.
Marrëdhëniet ndërmjet manjatit anglez dhe teknikut nga Lecce nuk po shkojnë siç duhet dhe pak e nga pak entuziazmi ka filluar të zhduket , fakt të cilit i bashkangjitet edhe sezoni jo pozitiv i Tottenhamit deri në këtë stad.
Argjentinasi shquhet si një figurë shumë e rëndësishme tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ të cilëve i dhuroi shumë suksese në të kaluarën që fatkeqësisht nuk u kurorëzuan me fitimin e titujve , ëndërr e mbetur në sirtar për ‘’ The Whites ‘’.
Në ‘’ Parque de Prince ‘’ prej javësh vijon të flitet për një ndërprerje marrëdhëniesh ndërmjet palëve dhe Tottenhami di se me Pochettinon në stol gjërat mund të funksionojnë ndryshe .
Përpara tre sezonesh 49 vjeçari e provoi se është një trainer që do të mbahet mend gjatë nga ‘’ Spursat ‘’ sepse i dërgoi në finalen e Champions League , fatkeqësisht të humbur por u be pjesë e historisë sepse tejkaloi çdo parashikim .
Në shenjë të së kaluarës brilante , Tottenhami asnjëherë nuk i ka humbur shpresat për rikthimin e trainerit nga Santa Fe sepse një ekip që aspiron për trofe duhet të ketë domosdoshmërisht një dorë të hekurt në pankinë .



