Napoli, ofertë për Lukakun

Napoli, ofertë për Lukakun

Pas sezonit të shkëlqyer me Romën, Romelu Lukakut i ka trokitur në derë Napoli.

Bardhekaltërit kanë nisur një tjetër etapë në historinë e tyre, të cilët do të drejtohen nga një trainer me shumë eksperiencë si Antonio Conte.

Belgu është bërë pjese e projektit ambicioz të ‘’ Il Partenopei ‘’, të cilët përpara një sezoni e fituan Scudetton, pas 33 vitesh.

Sezonin e shkuar ishi i West Bromwich Albion i tregoi cilësitë me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe e përfundoi atë me 21 gola dhe 4 asiste në 47 sfida.

Në kampionatin italian i ashtuquajturi ‘’ Bualli ‘’ si duket e ka gjetur komoditetin e kërkuar dhe flitet se prej disa ditëve është arritur marrëveshja ndërmjet palëve.

 

Drupal Ad

 

 

 

Flitet për një kontratë deri në 2027-tën me opsionin e rinovimit për një sezon tjetër, të shoqëruar nga një pagë prej më shumë se 6 milionë euro në sezon dhe sipas Nicolo Schiras, Aurelio Di Laurentis ka ofruar 25 milionë euro.

Ndërkohë, drejtuesit e Chelseat ende nuk janë përgjigjur pasi po e shqyrtojnë me detaje, duke qenë se Romelu Lukaku e ka rikuperuar ndjeshëm terrenin dhe mund ta konsiderojnë për më tej.

Megjithatë, eksperienca në Londër nuk ka rezultuar ajo e pritura dhe gjatë kohës 31 vjeçari është huazuar por ka bërë mirë, sidomos me ish fituesit e Conference Leagues.

Nëse do të transferohet në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, sigurisht do të ishte një vlerë e shtuar në 11-shen e Antonio Contes i cili do të mbahet mend gjatë sepse në të kaluarën uli nga froni i Serisë A Juventusin pas nëntë viteve dominimi absolut.

Romelu Lukaku shquhet sigurisht edhe për aspektin fizik, i cili e ka avantazhuar gjatë sfidave por duhet parë se si do të rezultojë tentativa e Napolit në vijimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy