
Pavarësisht ecurisë së mrekullueshme të Kvicha Kvaratskhelias, ky i fundit po has vështirësi në lidhje me rinovimin e kontratës me Napolin.
Drejtori sportiv Maurizio Manna ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me agjentët e gjeorgjianit dhe ky lajm është shqetësues për bardhekaltërit.
23 vjeçari konsiderohet shumë i rëndësishëm në 11-shen e formuar nga Antonio Conte, një teknik i cili është transferuar në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ për ti rikthyer ‘’ Il Partenopei ‘’ tek titujt.
Ndërkohë drejtori sportiv ka theksuar se është i përqëndruar maksimalisht tek sezoni aktual edhe pse nuk do ta shmangë në asnjë rast vëmëndjen nga situata e mesfushorit, i pretenduar nga shumë ekipe të elitës gjatë merkatove.
5 gola dhe 2 asiste në 13 sfida është kontributi i Kvicha Kvaratskhelias deri më tani me ish kampionët e Scudettos pas 33 vitesh.



