Paris St Germain zgjedh zëvendësuesin e Mbappe

Paris St Germain zgjedh zëvendësuesin e Mbappe

Ecuria e shkëlqyer e Xavi Simons tek Leipzigu tanimë i ka bindur drejtuesit e Paris St Germain, të cilët do të tentojnë rikthimin e mesfushorit në "Parque de Prince". Huazimi te gjermanët ka demostruar potencialin e holandezit, i cili përpos nivelit ka kontribuar me 4 asiste dhe 3 gola në këtë fillim sezoni.

Interesi prej vitesh i Real Madridit për Kylian Mbappe të jep për të kuptuar se pavarësisht rezistencës së "Les Pariziens", ndoshta një ditë ishi i Monacos do të lërë Parisin për "Galaktikët".

Megjithatë, parashikohet se verdikti final do të merret në fundin e sezonit, pasi siç dihet objektivi i fituesve në fuqi të Ligue 1 është të shkruajnë për herë të parë emrin në librin e triumfuesve të Champions Leagues, fiksimi i presidentit Nasser Al Khelaifi.

Mbetet për t'u parë pasi Paris St Germain konsiderohet një ndër kandidatët potencialë për këtë trofe, duke qenë se është një skuadër e përbërë nga yje dhe gjithashtu drejtohet nga Luis Enrique , trainer i cili e fitoi në të shkuarën me Barcelonën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy