Interi, sfidë Barcelonës për Zielinskin

Interi, sfidë Barcelonës për Zielinskin

Përfundimi i kontratës së Piotr Zielinskit me Napolin në 30 qershorin vijues, e ka shëndërruar polakun në objektivin e Interit dhe Barcelonës.

Zikaltërit janë përfshirë në orët e fundit në garë pasi 29 vjeçari vijon ta impresionojë Simone Inzaghin, sidomos për faktin se mund të adaptohet me lehtësi në disa pozicione të ofensivës, i cili ia ka bërë më të lehtë punën shokëve për realizimin e golave.

Piotr Zielinski e njeh shumë mirë Serinë A duke qenë se fillimisht ka mbrojtur ngjyrat e Udinezes , Empolit dhe prej 8 sezonesh tashmë aktivizohet me ‘’ Il Partenopei ‘’.

Gjatë merkatos vijuese pa dyshim do të shijojë një përballje gjigandësh dhe nëse do të vendosë të largohet nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ , për Piotr Zielinskin do të konsiderohej një progres evident në karrierë.

Fitimi i Scudettos me Napolin pas tre dekadash e ka fuqizuar figurën e këtij lojtari, për të cilin merkatoja vijuese do të jetë shumë e rëndësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy