Fitorja ndaj Vllaznisë, Nica: Vetëm kështu mund të merrnim 3 pikët, drejtuesit nuk ndërhyjnë

Fitorja ndaj Vllaznisë, Nica: Vetëm kështu mund të merrnim 3 pikët, drejtuesit nuk ndërhyjnë

Trajneri i Kukësit, Stavri Nica, foli për MCN, pas ndeshjes, ku skuadra e tij fitoi me 10 lojtarë ndaj Vllaznisë.

Nica deklaroi se zgjedhja e bërë në fillimit të pjesës së parë, rezultuan të duhurat, ndërsa shtoi se vetëm në atë mënyrë mund të merreshin tre pikët.

Sipas tij, nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje nga drejtuesit, ndërsa shtoi se objektivat vendosen në vijim nga skuadra.

Çunat kanë motiv për tu rritur, janë të rinj. Motivi i tyre është të luajnë për njëri-tjetrit dhe fanellës së qytetit. I përgjigjen kërkesave të mia, në stërvitje dhe lojë. Fitorja ishte shumë e vështirë. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të vazhdojmë me besim dhe me dëshirën e mirë për të ndihmuar skuadrën në të ardhmen.

Çdo trajner, duke njohur grupin, ka idetë e veta si ta zgjidhi skuadrën kur është e vështirë. Ku e ke luksin, janë më të lehta zgjidhjet e situatave. Na rezultoi e duhur zgjedhja, pasi vetëm në atë mënyrë mund ta merrnim 3 pikëshin.

Lojtarët kanë motiv për tu rritur dhe për të bërë emrin e tyre. Në fushë të japin shpirtin e garës. Ky është motivi kryesor. Tifozët kur shikojnë shpirt gare në fushë, edhe pse nuk janë emra të mëdhenj, vijnë në stadium.

Tafas nuk ka probleme fizike, por mori një goditje. Tregoi karakterin e tij. E nderoi skuadrën dhe veten, me mënyrën e lojës. Mori shumë përsipër.

Në Kukës drejtuesit, çuditërisht të lënë të qetë të punosh. Nuk ka asnjë ndërhyrje. Objektivat nuk i përcaktojnë drejtuesit, ato vijën natyrshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy