Kolela: Nuk me intereson deklarata e Mehmetit, Hoti ka probleme me klubin e Partizanit

Kolela: Nuk me intereson deklarata e Mehmetit, Hoti ka probleme me klubin e Partizanit

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, foli për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë të shtunën ndaj Erzenit.

Kolela deklaroi se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, duke parë formën e kundërshtarit, që është në kërkim të pikëve.

Tekniku italian, u shpreh se nuk i intereson deklarata e Dritan Mehmetit, që tha se me të në drejtim, Partizani do të ishte para Tiranës në renditje.

Në lidhje me mungesën e mesfushorit Engjëll Hoti, Kolela deklaroi se ka një problem mes lojtarit dhe klubit.

Një skuadër e cila nuk fiton prej disa ndeshjesh mendoj se është më e rrezikshmja nga të gjitha. Është normale që të gjitha ndeshjet në këtë fazë të jenë të vështira. Edhe ndeshja që fituam 3-0 nuk ishte e lehtë, çdo ndeshje për ne është e vështirë. Nuk do të kemi mungesa përveç Maget, Selmanit dhe Sembene, janë të gjithë të gatshëm. Selmani nuk luan prej 3 javësh dhe nuk më shqetëson më, fatkeqësisht janë gjëra që ndodhin dhe tani duhet të gjejmë zgjidhjen. Më në fund do të luajmë në një ndeshje që nuk bie shi dhe nuk do të lagemi.

Nuk më intereson deklarata e Mehmetit, nuk e kam lexuar, nuk i komentoj deklaratat e të tjerëve pasi gjithsecili ka të drejtën për të dhënë mendimin e tij. Janë gjëra normale që të ndodhin mosmarrëveshje mes lojtarëve, ata kanë bërë një shfaqje jo të mirë, dhe në disa raste sillen si fëmijë dhe ne i lemë që të kuptojnë gabimin.

Problemi është mes Hotit dhe klubit të Partizanit, unë po jap 100% në punën time, unë Hotin e kam pjesë të kontingjentit dhe e konsideroj futbollist. Nuk mund të flas për përfundimin e kontratës së tij dhe mua më mbaron në qershor, por si i bie që të mos punoj deri atëherë?!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy