Klubi i Vllaznisë, ka zyrtarizuar afrimin e parë në këtë merkato janari. Shkodranët kanë firmosur me mbrojtësin e majtë, Andrey Yago da Silva Mesquita Almeida.
Braziliani vjen nga kampionati maqedonas, aty ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Makedonija GP.
26-vjeçari është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Osmani dhe shihet si një alternativë e mirë për krahun e majtë të mbrojtjes.



