Finalja e Superkupës së Shqipërisë, FSHF del me njoftim për stadiumin dhe biletat

Finalja e Superkupës së Shqipërisë, FSHF del me njoftim për stadiumin dhe biletat

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se finalja e Superkupës së Shqipërisë mes  Teutës dhe Vllaznisë do të zhvillohet më 28 gusht, në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 19:00.

Gjithashtu në njoftimin e FSHF bëhet e ditur se nga dita e sotme në treg kanë dalë edhe biletat, për ata që duan ta ndjekin në stadium ndeshjen. Në sektorin A dhe B, bileta kushton 600 lekë (të reja), në sektorin E dhe G3 kushtojnë 200 lekë, ndërsa në tribunën VIP bileta kushton 1.500 lekë.

Në finalen e Superkupës luan Teuta, kampione në fuqi dhe Vllaznia si fituese e Kupës në sezonin e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy