
Divock Origi do të jetë një lojtar i Milanit duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Kuqezinjtë janë prej kohësh në kërkim të një sulmuesi, të cilin duket se e kanë gjetur te Liverpool.
Origit i përfundon kontrata me Liverpool në fund të sezonit dhe do të jetë një lojtar i lirë. Thuhet se është arritur një marrëveshje mes palëve dhe belgu te Milani do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.
Gjithashtu zbulohet se ai do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon. Për Origin pati edhe oferta të tjera nga klube si Newcastle, Crystal Palace e Bayer Leverkusen, por lojtari ka zgjedhur Italinë.



