
Sezoni i shkëlqyer i Napolit u reflektua edhe në fitoren me goleadë në mbrëmjen e djeshme kundër Juventusit.
‘’ Il Partenopei ‘’ nuk kanë të ndalur dhe kryesojnë me meritë në Serine A pas 18 sfidave të zhvilluara dhe vijojnë rrugën edhe në Europa League , kompeticion në të cilin do të masin forcat në fazën me eleminim direkt kundër Eintracht Frankfurtit.
Gjatë kësaj kohe kanë spikatur shumë lojtarë , ndër të cilët mund të përmendet Kvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osmihen .
Paraqitjet e bëra nga gjerorgjiani dhe nigeriani i kanë dhënë shumë rezultat italianëve , statistikat e të cilëve e reflektojnë këtë fakt.
Mesfushori numëron 9 gola dhe 12 asiste në 20 sfida , ndërsa ishi i Lilles ka kontribuar me 13 gola dhe 4 asiste në 17 të tilla.
E ardhmja e tyre parashikohet e ndritur sepse tashmë i ka trokitur në derë gjigandi i Europës dhe Spanjës Real Madridi.
‘’ Galaktikët ‘’ kërkojnë të fuqizojnë këto reparte duke qenë se Eden Hazard dhe Marco Asensio janë me një këmbë larg ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ dhe gjithashtu për faktin se Karim Benzema është në metrat e fundit të karrierës.
Pengesa e vetme është kontrata e yjeve të Napolit , të cilëve respektivisht i përfundon në 2025-sën dhe 2027-tën dhe presidenti Aurelio Di Laurentis ka deklaruar se është i gatshëm të lejojë largimin e tyre nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ për jo më pak se 200 milionë euro.
Tashmë Florentino Perezi e ka marrë përgjigjen, deri diku e parashikuar për arsye të rëndësisë së tyre në skemat e Luciano Spallettit , trainer që e ka shëndërruar Napolin në një ekip të jashtëzakonshëm, i cili s’ka të ndalur në një ndër pesë kampionatet më të famshëm të kontinentit të vjetër .



