Milani , insiston për Pulisic

Milani , insiston për Pulisic

Christian Pulisic është një ndër lojtarët që nuk bën pjesë në planet e Mauricio Pochettinos për të ardhmen dhe Milani do të tentojë ta transferojë në ‘’ San Siro ‘’ gjatë kësaj merkatoje verore. Pas shkëlqimit tek Borussia Dortmundi, kalimi në ‘’ Stamford Bridge ‘’ rezultoi një dështim në karrierën e amerikanit dhe kuqezinjtë synojnë t’ia rikthejnë sa më shpejt buzëqeshjen . 24 vjeçari konsiderohet një lojtar shumë cilësor nga numri një i stolit Stefano Pioli , i cili me 26 gola dhe 17 asiste në 146 sfida, shtuar edhe paraqitjet jo në nivelin e pritur, rezulton një ndër transferimet më të dështuara të historisë së ‘’ Bluve të Londrës ‘’. Italianët do të tentojnë të rikuperojnë sa më shpejt terrenin e humbur , sidomos në Serinë A , të cilët ia lanë stafetën Napolit, kampion me meritë në një ndër pesë kampionatet më të famshëm të Europës. Në të kaluarën , pikërisht në merkaton dimërore të 2019-tës Christian Pulisic u largua nga Borussia Dortmundi tek Chelsea për shifrën e 64 milionë eurove , të cilën nuk e ka justifikuar me paraqitjet e bëra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy