Dortmundi distancon Haaland nga Reali

Dortmundi distancon Haaland nga Reali

Real Madridi ka marrë një goditje të fuqishme në orët e fundit në lidhje me objektivin Erling Haaland. Drejtori sportiv Joachim Watzke gjatë një deklarate të dhënë, ia ka lënë të shtruar rrugën Manchester City-t duke e afruar me perlën norvegjeze që po çudit mbarë planetin me arritjet  e tij .

Gjermani është shprehur se ‘’ Citiziens ‘’ mund të kenë fatin për ta transferuar sulmuesin në ‘’ Etihad Stadium ‘’ sepse është koshient për potencialin e sheikëve që liderojnë bardheblutë . Më tej ka shtuar :

“  Aktualisht nuk ka asgjë konkrete , por jemi përballë një skuadre që mund ti plotësojë kërkesat tona dhe duhet të përgatitemi për më tej.  Gjetjen e një zëvëndësuesi e konsiderojmë prioritet absolut duke ritheksuar  faktin se një lojtar si Haaland është shumë e vështirë të harrohet ‘’ , ishin këto fjalët e Joachim Watzke .

Ofensiva e Manchester City-t është një kërcënim serioz për Real Madridin sepse është një klub shumë potent në lidhje me aspektin ekonomik dhe sigurisht ofron garanci për fitimin e trofeve .

Duke qenë se kjo temë ka marrë shumë rëndësi sidomos së fundmi, kuptohet që ndoshta jemi drejt një divorci midis Borussia Dortmundit dhe ishi-t të Moldes por në këtë histori gjermanët prapseprapë do të dalin të fituar sepse do të mbushin arkat dhe duke qenë se janë një ekip tepër kompetitiv, me siguri do ta gjejnë një lojtar që mund ta mbushë në njëfarë mënyre boshllëkun që do të lërë ishi i  Salzburgut , i paevitueshëm nga gjigandët e Europës .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy