
Napoli zhgënjeu në shtëpi, teksa u mposht me rezultatin e thellë 3-0 nga Atalanta. Triumf i rëndësishëm për bergamaskët, që afrohen edhe me shumë me zonën “Champions”.
Në krahun tjetër, të kaltrit konfirmojnë problemet e mëdha, që kanë shfaqur këtë sezon. Golat e Miranchuk në minutën e 26-të, Scamacca në minutën e 45-të dhe Koopmeiners në minutën e 88-të, i dhanë fitoren skuadrës së Gasperinit.
Me këtë sukses, Atalanta mban vendin e gjashtë me 50 pikë, ndërsa Napoli mbetet në vendin e shtatë me 45 pikë.



