
Situata kritike e Chelseas, po i shtyn gjithnjë e më tepër drejtuesit drejt merkatos së verës, e cila ndoshta do ti japë fund njëherë e mirë peripecive të dy sezoneve të fundit.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ sipas ‘ Football Insider ‘ po mendojnë ta shesin portierin Robert Sanchez dhe tanimë e kanë gjetur zëvëndësuesin.
Diogo Costa i Portos është bërë përsëri pjesë e listës së kryeqytetasve, akord i cili natyrisht s’do të jetë aspak i lehtë për tu arrirë për arsye të rëndësisë të portugezit në 11-shen e Sergio Conceiçaos.
Në të kaluarën 24 vjeçari u pretendua edhe nga Manchester United por tanimë Todd Boehly e ka thënë fjalën e tij dhe është i gatshëm të investojë 80 milionë euro për ta transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
25 milionë euro pretendon Chelsea për spanjollin, i cili mund të largohet nga Londra gjatë dimrit dhe ndoshta Diogo Costa mund të ketë një shans për të hedhur një tjetër hap në karrierën e tij, tek një ekip shumë larg atij të së kaluarës por megjithatë tejet potent në aspektin ekonomik.



