
Pretendentët e Gianluca Scamaccas vine po shtohen me kalimin e ditëve . Italiani është shëndërruar në një bomber tek Sassuolo dhe një risi në Scudetto duke fituar shumë pikë për një të ardhme larg ‘’ Mapeit ‘’.
Paris St Germain dhe Juventusi do të kërcënohen nga Atletico Madridi në vijimësi pasi 23 vjeçari konsiderohet një ndër sulmuesit e momentit në kontinentin e vjetër dhe me shumë gjasa ‘’ Neroverdët ‘’ do ta humbasin gjatë verës .
Largimi i Luis Suarezit nga ‘’ Los Colchoneros ‘’ është një fakt tashmë dhe Diego Simeones i duhet një sulmuers pykë për të zëvëndësuar uruguajanin i cili do të kujtohet gjatë sepse ishte pjesë e rëndësishme në fitimin e La Ligas para një sezoni , trofe që tregoi forcën e kryeqytetasve .
Sipas raportimeve të ‘ As ‘ , drejtori sportiv Andrea Berta tashmë ka nisur ofensivën për të transferuar yllin italian në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ duke qenë koshient për rivalitetin e ashpër që do të ketë Atletico pasi ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ sigurisht janë ekipe tejet kompetitive.
16 gola në 38 sfidat e sezonit të kaluar e përforcuan idenë e specialistëve se Gianluca Scamacca do të jetë një ndër risitë e futbollit europian në vitet pasuese, për të cilin pretendentët janë shumë të fortë dhe natyrisht ai që do të gabojë me pak do të përfitojë shërbimet e ishi-t të Ascolit.
‘’ El Cholo ‘’ prej shumë vitesh tashmë i ka shëndërruar madrilenët në një ekip tejet kompetitiv dhe falë tij ka arritur trofe shumë të rëndësishëm por uria për sukses shtohet gjithnjë dhe traineri argjentinas nuk mendon të ndalet asnjëherë pasi të besuarit e tij i kanë të gjitha mundësitë për të buzëqeshur përsëri në të ardhmen .



