Dede: Jemi brezi më pafat në historinë e shoqërisë shqiptare. Pas vitit ’93 nuk kishte më idhuj!

Dede: Jemi brezi më pafat në historinë e shoqërisë shqiptare. Pas vitit ’93 nuk kishte më idhuj!

Trajneri i Dinamos Nevil Dede duke folur në emisionin “Stay Tuned”, e konsideron brezin e tij si më të pafatin në historinë e shoqërisë shqiptare.

Unë jam datëlindja 1975 bashkë me nusen dhe brezin e shokëve. Besoj jemi nga brezat me më pak fat në historinë e shoqërisë shqiptare. Ne përjetuam ndërrimin e sistemeve, 97-ën. Te ndërrimi i sistemeve s’më ka lënë shije të mirë shkatërrimi i shkollave, kërkesa e llogarisë u bë zero. Nuk kishte më idhuj. Në 92-93 kishte disa idhuj, por pastaj u zhduk çdo gjë”.

Ndërsa tregon hapat e parë në botën e futbollit, Dede thotë se për pak kohë u shkëput nga fusha e blertë pasi ra nga mësimet dhe kishte presion nga familja. Megjithatë, Dede thotë se babai i la liri zgjedhje në fund, çka sipas tij rezultoi të ishte vendimi i duhur.

Ishte një situatë e vështirë. Në vit të parë në moshën 14 për 15, rashë pak nga mësimet edhe presioni i familjes ishte pak i madh, sidomos i nënës. U detyrova që dorëzova bazën materiale, nuk do shkoja më një javë. Vëllai madh nguli këmbë, tani nuk jeton më, të rikthehesha edhe njëherë në sport. Vitin e tretë dhe të katërt kur u njoha me të dashurën, që kam sot gruan time, Manjolën. U njohëm te gjimnazi ‘Partizani’. Ika nga ‘Qemal Stafi’ te ‘Partizani’ për arsye mungesash. E pyeta babanë, cilën të vazhdoj, këtë apo atë. Më tha do vazhdosh atë që është më e drejtë për ty. Më la liri zgjedhje dhe besoj që doli mirë. Nëse do kisha vazhduar shkollën ndoshta do bëhesha një politikan jo i mirë për njerëzit!  Trajnerit kanë që ata më kritikuesit ndaj meje. Nëna kur vritesha ndonjëherë unë mallkonte kundërshtarin. Motra ime nuk pranonte kurrë të më shanin”.

Dede thotë se si trajner është shumë i rreptë dhe shumë kërkues. Ndër të tjera ai zbulon se :

Kam thënë një të vërtetë. Presidentit Bardhi dhe Kristian Gjidodajt që është aksioner, u kam thënë që po s’bashkëpunova as me ju, do ta gris licencën dhe s’do merrem me trajnim. Deri në momentin që flasim janë shumë korrektë. Janë njerëz që rrallë e gjen dhe s’të bezdisin asnjë moment. Shpresoj që do bashkëjetoj gjatë me ta”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy