
Në orën 18:00, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamo City, e vlefshme për javën e 32-të në Superiore.
Diferenca e dy ekipeve, është vetëm dy pikë dhe për këtë arsye, do të kërkohet me çdo kusht fitorja. Pritet të jetë një sfidë e bukur dhe e luftuar, ku spektakli është i garantuar.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa do të transmetohet në ekranin e MCN TV.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët, Orges Shehi dhe Dritan Mehmeti, kanë zbuluar titullarët për këtë takim.
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sembene, Sota, Murataj, Maget, Taipi, Rrapaj, Cara, Mba, Bintsuka.
DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiraçe, Lorran, Gudiabi, Smaçi, Vila, Denison, Zabërgja, Kacorri.



