Rio 2016, rezultate të shkëlqyera nga peshëngritësja Evangjeli Veli

Rio 2016, rezultate të shkëlqyera nga peshëngritësja Evangjeli Veli

Lajme të mira nga Lojërat Olimpike “Rio 2016” për sportin shqiptar. Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli deri më tani po tregon një formë shumë të mirë.

 

Veli garoi të dielën në kategorinë për peshat deri në 53 kilogramë duke arritur edhe vendin e 2-të në Baterinë B. Gjatë performances së saj në Olimpiadën e Rio De Zhaneiros Veli ka arrituj të ngrejë në total 165 kg në dygarësh.

 

Peshëngritësja shqiptare në shtytje ngriti me sukses gjatë proves së parë 68 kilogramë, ndërsa më pas arriti rezultate më larta si 72 kg gjatë provës së dytë dhe 75 kg gjatë proves së tretë. Ndërsa në shkëputje Veli arriti të bënte një performance edhe më të mire duke ngritur fillimisht 88 kilogramë e më pas 90 kilogramë. Për fat të keq sportistja shqiptare dështoi të ngrinte 96 kg gjatë proves së tretë, por nëse do ta arrinte me sukses këtë rezultat do të ishte praktikisht e pathyeshme nga rivalet për medalje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy