Miguel Gutierrez, objektiv i Interit

Miguel Gutierrez, objektiv i Interit

   Ecuria shumë e mirë e Miguel Gutierrezit tek Girona i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Interit për ta transferuar në ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ gjatë merkatos së janarit.

Mbrojtësi i Gironas është produkti i akademise se Real Madridit, i cili tanimë konsiderohet një ndër më të mirët tek katalanasit.

Cilësitë në prapavijë i kanë bindur zikaltërit, i cili shquhet edhe për inkursionet drejt ofenvisës, shpeshherë tejet efektiv për shokët e skuadrës.

Traineri Simone Inzaghi e ka bërë me dije se kërkon shtimin e forcave, me qëllimin që Interi të vijojë në të njëjtën linjë edhe në fazën më përcaktuese të sezonit.

Ndërkohë, drejtuesit e katalanasve janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e 23 vjeçarit në 11-shen e Michel por duke iu referuar nivelin të treguar deri më tani, s’përjashtohet interesi i të tjerë pretendentëve në javët vijuese.

Mendohet se do të jetë një sfidë e vështirë për kampionët në fuqi të Serisë A, të cilët pavarësisht se kanë ndryshuar tërësisht nën drejtimin e ishi-t të Lazios, gjithmonë ka vend për përmirësim, në çdo repart.

Në 12 ndeshje përfshirë të gjitha kompeticionet madrileni ka shënuar 1 gol dhe ka kontribuar me 1 asist për shokët e skuadrës, i cili në çdo ndeshje po evidenton se është një lojtar për tu marrë shembull.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy