Rrezikon shkarkimin, Pioli: Nuk jam i frikësuar për të ardhmen

Rrezikon shkarkimin, Pioli: Nuk jam i frikësuar për të ardhmen

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, rrezikon shkarkimin, në rast se nuk fiton në ndeshjen e fundjavës ndaj Sassuolo-s.

Në konferencën për shtyp, tekniku kuqezi deklaroi se nuk ka frikë për të ardhmen, duke shtuar se ka punuar i qetë gjatë javës.

Mund të jetë ndeshja e fundit? Jo vetëm nesër, gjithmonë është kështu. Kemi bërë gabime dhe na mungon vazhdimësia. Nuk kam frikë, do të doja që skuadra të shprehte të gjithë potencialin e saj. Duhet të jemi më kompaktë dhe të sulmojmë kundërshtarët në kohën e duhur. Pa harruar që të shfrytëzojmë rastet që na krijohen.

Kam kaluar një javë normale, duke punuar. Duhet të fitojmë dhe të gjejmë vazhdimësinë që na ka munguar. Kam punuar shumë këtë javë dhe nuk kam menduar për të ardhmen. I vetmi objektiv është rikthimi te fitorja. Sezoni është akoma i gjatë, ka edhe shumë ndeshje dhe mundësitë për të bërë mirë janë. Duhet ekuilibër për ti dhënë vazhdimësi rezultateve. Duhet gjetur sa më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy