
Igli Tare, ka folur së fundmi, për largimin nga Lazio, ku për disa vite, mbajti postin e drejtorit sportiv.
Largimi sipas Tares, ishte zgjedhje e duhur, ndërsa shtoi se nuk e ka në prioritet të rikthehet.
Nuk e di nëse do të kthehesha, nuk është prioriteti im për momentin. E di që bëra zgjedhjen e duhur për t'u larguar, doja të largohesha nga Lazio duke e lënë në krye. I thashë gruas sime, kur të vijë ajo ditë dua që “Olimpico” të jetë plot e përplot.
Kemi qarë dhe jemi përqafuar pas një ndeshjeje Lazio-Cremonese me një stadium plot. E kujtoj atë frazë. E imja është një histori motivimi për të rinjtë që në jetë duhet të dinë se për të arritur qëllimin, nuk duhet të heqësh dorë kurrë.
Kam pasur oferta, por më është dashur t’i refuzoj disa sepse doja një pushim disa mujor për t’u rigjeneruar plotësisht.
E ardhmja? Gjithçka është e mundur, duke përfshirë Gjermaninë, Anglinë apo Italinë. Unë kam pasur shumë përvojë në shumë vende. Për mua, projekti dhe ambiciet e klubit kanë rëndësi, jo paratë.



