
Do të luhen ditën e sotme dy ndeshjet e Superiores, të vlefshme për javën e 30-të.
Vllaznia pret në shtëpi Partizanin, në një përballje që premton spektakël, për shkak të rivalitetit të madh mes dy skuadrave. Të dy ekipet janë në garë për një vend në Europë në kampionat dhe për këtë arsye, fitorja është detyrim. Sfida do të luhet në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Në orën 20:00, Kukësi inauguron stadiumin e ri, teksa përballlet me skuadrën e Laçit. Verilindorët rikthehen të luajnë në shtëpi pas afro 4 viteve në shtegtim dhe tashmë do të kenë një shtëpi të tyre.
Në ndeshjen inauguruese të stadiumit, skuadra e Longos do të kërkojë me çdo kusht fitoren, për të lumturuar tifozët që pritet të jenë të shumtë në numër.



