
Largimet e mundshëm të Dusan Vlahovic, Moise Kean,Samuel Iling- Junior dhe Arkaiudz Milik gjatë merkatos së verës janë pasuar me tratativat e drejtuesve për të gjetur zëvëndësuesit.
Anglezi momentalisht pretendohet nga Tottenhami dhe Fulhami, i cili nuk ka arritur ende një marrëveshje rinovimi me Juventusin përtej 2025-sës.
Kartoni i 20 vjeçarit vlerësohet 15 milionë euro por qëndrimi ose jo në ‘’ Allianz Stadium ‘’ do të varet nga e ardhmja e golashënuesit serb.

Në listën e torinezëve janë përfshirë edhe Victor Boniface i Bayer Leverkusenit bashkë me Joshua Zikrzee të Bolognas, sipas italianes ‘ Tuttosportt ‘.
Sezoni per të dy ka rezultuar i mrekullueshëm dhe nëse i referohemi nigerianit duhet theksuar se kontriboi për fitimin e Bundesligës nga ‘’ Aspirinat ‘’ dhe hollandezi rezultoi determinant në lidhje me kualifikimin në Champions League të italianëve.
Duhet kujtuar se ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të nisë një tjetër etapë nën drejtimin e Thiago Mottas, i cili do të mbahet mend gjatë për suksesin me Bolognan.
Në sezonin e lënë pas bardhezinjtë nuk dolën me duar bosh, të cilët triumfuan në Kupën e Italisë duke mundur në finale Atalantën e Gian Piero Gasperinit.
Për sa i përket statistikave Victor Boniface e finalizoi sezonin me 21 gola dhe 9 asiste në 34 sfida ndërsa Joshua Zikzee kontriboi me 10 gola dhe 5 asiste në 28 sfida.



