Victor Boniface, pretendohet në Premier League

Victor Boniface, pretendohet në Premier League

Sezoni impresionues i Victor Bonifaces tek Bayer Leverkuseni është pasuar me interesin e West Hamit.

Sipas “ The Sun “, drejtuesit e kryeqytasve janë të gatshëm të ofrojnë një shifër të konsiderueshme për shërbimet e 23 vjeçarit.

Nigeriani ka shënuar 18 gola, pa harruar 10 asiste në 29 sfida nën drejtimin e Xabi Alonsos, skuadra e të cilit pas shumë vitesh e ka ulur nga froni i Bundesligës Bayern Munchenin.

Flitet se drejtuesit e “ The Hammers “ do të ofrojnë mbi 70 milionë euro për golashënuesin, i cili mund të provojë veten në Premier League, ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës.

Megjithatë, s’do të jetë e lehtë për pretendentët duke qenë se Victor Boniface mbetet determinant në skemat e ish mesfushorit të Liverpoolit, trainer i cili ka impresionuar çdokënd në sezonin aktual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy