Juventusi nuk pyet për derbi, tjetër hap për titullin

Juventusi nuk pyet për derbi, tjetër hap për titullin

Juventus nuk e ka diskutuar fitoren në derbin e Torinos kundër skuadrës ‘granada’, të cilën e ka mposhtur me rezultatin 4-1 në Allianz Stadium.

U deshën vetëm tre minuta që të zotët e shtëpisë të zhbllokonin takimin me Paolo Dybala-n, që bëri ç’deshi në zonë. Më tej Cuadrado dyfishoi, por pak para fundit të pjesës së parë Torino shkurtoi diferencat duke dhënë idenë se kjo ndeshje mund të merrte një tjetër rrjedhë.

Gjithsesi kjo përshtypje nuk zgjati shumë pasi për këtë mendoi Cristiano Ronaldo, që në minutën e 61 realizoi një supergol me goditje dënimi. Deri në fund pati kohë edhe për një autogol, që vulosi përfundimisht fitoren e Juventusit.

Si rrjedhojë bardhezinjtë afrohen akoma edhe më shumë me titullin kur kanë mbetur edhe 8 javë kampionat, pasi tani Lazio ndjekëse është shtatë pikë larg pavarësisht se sonte luan ndeshjen e kësaj jave kundër Milan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy