I përfundoi kontrata me Schalke 04, Mustafi gati të bëhet shok skuadre me Balotellin

I përfundoi kontrata me Schalke 04, Mustafi gati të bëhet shok skuadre me Balotellin

Shkodran Mustafi është ende pa një skuadër, pasi kontrata e tij me gjermanët e Schalke 04 i përfundoi. Mbrojtësi shqiptar është në kërkim të një skuadre dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se në drejtim të 29-vjeçarit, ka shkuar një ofertë nga skuadra turke e Adana Demirspor. Këta të fundit kërkojnë të formojnë një skuadër konkurruese për sezonin e ri dhe pas firmës me sulmuesin Mario Balotelli, tashmë po provojnë të marrin edhe Mustafin.

Ish-lojtari i Arsenal, ende nuk ka kthyer një përgjigje, por gjasat janë që të pranojë ofertën dhe të provojë një aventurë në elitën e futbollit turk.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy