Thomas Tuchel rinovon

Thomas Tuchel rinovon

 Vetëm disa muaj i janë dashur  trainerit Thomas Tuchel për ta ngjitur Chelsean përsëri në majën e Europës.   Gjermani ka befasuar të gjithë në ‘’ Stamford Bridge ‘’ me kapacitetin e tij për të kuptuar pozicionet ku  duhet ti vendosë lojtarët që ka në dispozicion për të triumfuar . Finalja e fituar kundër Manchester City-t që i siguroi për herë të dytë trofeun e Champions Leagues londinezëve evidentoi  se drejtuesit e tyre nuk kanë gabuar me transferimin e 47 vjeçarit.  Freskia e lojtarëve në lojë është ndërthurur shumë mirë me shpirtin luftarak të tyre që e kanë dërguar  Chelsean tek suksesi  .

Ky aspekt e ka favorizuar të ardhmen e gjermanit në  Londër sepse ka arritur marrëveshjen e shumëpritur  me presidentin Roman Abramovich me firmosjen e një kontrate 2 vjeçare .  Fitimi i kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube,  vendi i katërt në Premier League  dhe arritja në finalen e Fa Cup  në të cilën Chelsea u mposht nga Leicester City theksojnë një sukses  në vetvete dhe  për më tepër një garanci për sezonin vijues  në të cilin ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do të nisin gjithçka me një entuziazëm të paparë .  

Besimi deri në fund i ka dhënë të drejtë ishi-t të Borussia Dormundit që i ka siguruar  trofeun e dytë të Champions Leagues kryeqytetasve dhe në një farë mënyre e ka detyruar rusin Roman Abramovich ti plotësojë çdo dëshirë në lidhje me merkaton që do ti gjenerojë më shumë shanse Chelseat për ta përsëritur këtë  histori.  Revolucioni i bërë nga ky trainer ka ndikuar në dy pika referuese të Chelseat dhe njëkohësisht bashkpatriotët Kai Havertz dhe Timo Werner të cilëve i ka gjetur vendin ku mund të japin rendimentin maksimal , gje që nuk e realizuan me Frank Lampard në stol .

Puna e detajuar në gjetjen e taktikave të duhura në funksion të kundërshtarëve e ka shëndërruar  Thomas Tuchelin në një ikonë të gjigandëve të  Anglisë dhe duke analizuar personalitetin e tij këmbngulës dilet qartësisht në konkluzionin se lufta për të sapo ka filluar .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy