
Rikthimi në Serinë A i Comos, e ka lartësuar figurën e Cesc Fabregas.
Spanjolli ka ditur të shkëlqejë në Serinë B, një kampionat me një koefiçent shumë të lartë vështirësie dhe në këtë merkato verore po jep maksimumin për të formuar një skuadër kompetitive në elitën e futbollit italian.
Drejtuesit e bardhekaltërve po punojnë me shumë përkushtim për të qenë në lartësinë e duhur dhe deri më tani kanë transferuar në ‘’ Giuseppe Sinigaglia ‘’ lojtarë si Alberto Moreno, Raphael Varane dhe Pepe Reina, të cilët lanë gjurmë në të shkuarën tek ekipet respektive.
Tashmë ish mesfushori ka zgjedhur një tjetër element cilësor për sulmin dhe bëhet fjalë për Memphis Depay.
Lajmi është raportuar nga ‘ Tuttosport ‘, golashënues momentalisht pa ekip dhe Como mund të rezultojë një vendim shumë i mirë për vijimin e karrierës.
Në sezonin e shkuar ishi i Barcelonës pati vështirësi tek Atletico Madridi por numri një i stolit mendon se mund ta rikuperojë terrenin e humbur duke filluar nga vijuesi.



