Barcelona i ofron rinovimin Messit

Barcelona i ofron rinovimin Messit

Përveç planeve për revolucionin e të ardhmes  Barcelona nuk e ka anashkaluar në asnjë moment rinovimin me legjendën e klubit Lionel Messi.  Argjentinasi  e përfundon kontratën me katalanasit në 30 qershor dhe mbetet prioriteti absolut   sepse thekson një sukses në vetvete .   Edhe pse momentalisht ‘’ La Pulga ‘’ ndodhet në Argjentinë duke pushuar  sipas  Tv3  Barcelona i ka ofruar një kontratë rinovimi për dy vitet e ardhshme  dhe  do të  jetë super e  fokusuar tek përgjigjja e 33 vjeçarit   . 

Pas kësaj periudhe ka menduar funksionin e ambasadorit për lojtarin nga Rosario dhe më pas ofrimin e  një kontrate 5 vjeçare  si pjestar i strukturës vendimarrëse .  Me Josep Maria Bartomeun në presidencë rrugët e argjentinasit me Barcelonën ishin drejt ndarjes por ardhja e Joan Laportas ka kthyer faqen  për qëndrimin e 6 herë fituesit të  Topit të Artë në ‘’ Camp Nou ‘’ sepse spanjollët nuk duan ta ndalin vrullin drejt rikuperimit të identitetit fitues me të cilin mahniti botën në të shkuarën .

  Ky projekt afatgjatë do të presë përgjigjen e sulmuesit që  tashmë e ka shënuar emrin në librin e artë të yjeve të Barcelonës e cila pa prezencën e tij do ta kishte të pamundur të fitonte titujt e akumuluar përgjatë viteve .  

Sezoni për  legjendën argjentinase ka patur pothuajse të njëjtin ritëm në aspektin individual sepse vijon të regjistrojë statistika që të bëjnë të vesh duart në kokë.  Në 47 ndeshje me ‘’ Los Cules “ asi i kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’  ka shënuar 38 gola  dhe ka asistuar me 14 të tillë dhe kjo iniciativë e marrë nga Joan Laporta është më e pakta që mund të bëjë Barcelona për një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy