
Sezoni i shkuar për Tottenham Hotspurin rezultoi një ndër më të vështirët në aspektin kompetitiv.
‘’ Gjelat e Londrës ‘’ i shpëtuan rënies në Championship dhe në këtë merkato verore presidenti Peter Charringhton është vënë në dispozicion të trainerit Roberto De Zerbi për ta hedhur sa më shpejt pas krahëve këtë histori.
Janë tre komponentë të cilët e kanë impresionuar italianin duke filluar nga Sandro Tonali, Adam Wharton dhe Mason Greenwood.
Mesfushori i Newcastles konsiderohet një organizator shumë i mirë, mbi të gjitha me eksperiencë në Premier League.
Por s’do të jetë e lehtë për ta larguar nga ‘’ St James Park ‘’ dhe në fakt presidenca e bardhezinvje refuzoi së fundmi 100 milionë euro për ishi-n e Milanit.
Ndërsa Adam Wharton vijon të jetë një lider tek Crystal Palace dhe vjen pas fitimit të Conference Leagues.
22 vjeçari është konsoliduar tek londinezët por s’duhet harruar se ‘’ Spursat ‘’ do të kenë një sfidë të vështirë përpara kundër Manchester United.
Referuar ishi-t të Manchester United vlen të theksohet se ka zhvilluar dy sezone mbresëlënës tek Marseille, shumë efikas përpara portës i cili mund të luajë si ekstrem edhe si sulmues qendre.
26 gola dhe 11 asiste në 45 sfida evidentojnë rëndësinë tek francezët i cili mund të rikthehet në Premier League.



