
Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, u shfaq shumë i lumtur pas fitimit të titullit kampion, që është i pari në historinë e klubit gjerman.
Alonso deklaroi se nuk e kishte menduar se sezoni i dytë në drejtimin e kësaj skuadre, do të ishte kaq i mirë.
Çdo titull është i veçantë, si lojtar dhe si trajner. Ngjitja një kategori më sipër e Real Sociead B, më pëlqeu shumë, ishte i veçantë. Por një titull i tillë, në nivelin më të lartë, është me të vërtetë i jashtëzakonshëm, veçanërisht për faktin se futemi në historinë e klubit të Bayer Leverkusen.
Është i pari i fituar në Bundesliga, ka shije të mrekullueshme dhe tani është koha për të festuar rezultatet. E kisha ndjekur Leverkusenin para se të vija. Kishin lojtarë të mëdhenj, por edhe trajnerë të mëdhenj. E dija se do të ishte një hap i madh. Sezoni i kaluar ishte një eksperiencë e mrekullueshme, u gjendëm në situata të vështira dhe kaluam. Nuk e prisja që viti i dytë të ishte kaq i mirë. Është e mrekullueshme.



