Luga: Drejtimi i Kombëtares duhet t’i besohet një trajneri shqiptar

Luga: Drejtimi i Kombëtares duhet t’i besohet një trajneri shqiptar

Trajneri Ergys Luga, në emisionin “SportZone” në MCN TV, u shpreh se ka ardhur koha që drejtimi i Kombëtares t’i besohet një trajneri shqiptar. Luga foli edhe për zërat se Broja refuzon të vijë te Shqipëria për sa kohë që aty të jetë Reja trajner, duke thënë se për këtë sulmuesi mund të jetë fryrë nga dikush tjetër. 

“Shifrat e Kombëtares janë për rekord. Megjithatë kemi trajner italian, por pësojmë shumë gola. Ne kemi marrë 18 pikë. Na dha pikë Broja dhe është pjesë e ekipit kombëtar. Emri i Kombëtares është më i madh se Broja. Është shumë i vogël për të vendosur. Nëse Broja i ka deklaruar këto gjëra se nuk vjen në Kombëtare me Rejën, atëherë është fryrë nga dikush tjetër. Lojtarët e Kombëtares duhet të rrinë sa më larg rrjeteve sociale. Broja është më i shtrenjtë se trajneri, nuk e kemi luksin të humbim lojtarë si ai. 

Mendoj se ka ardhur koha për trajner shqiptar te Kombëtarja. Duhet modul tjetër në Kombëtare. Tani grupin e kemi krijuar ne, duhet një trajner shqiptar i cili mund të ketë impakt tjetër.”, u shpreh Luga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy