Lisandro Martinez, objektiv i Barcelonës

Lisandro Martinez, objektiv i Barcelonës

 Pas disa tentativash referuar përforcimit të mbrojtjes drejtuesit e Barcelonës vijojnë të fokusuar maksimalisht tek ky aspekt. 

Lisandro Martinez i është bashkuar listës së Hansi Flickut i cili po bën një paraqitje për tu marrë shembull në Botëror.

 Joan Laporta bashkë me stafin po i përshpejtojnë lëvizjet për të firmosur sa më shpejt më lojtarin e Manchester United, i cili spikat për efikasitetitn, agresivitetin dhe fitimin e dueleve. 

28 vjeçari është pjesë e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ prej katër sezonesh i cili falë ecurisë ka fituar edhe një vend titullari tek Argjentina e Lionel Scalonit. 

Lisandro Martinez mund të luajë edhe si anësor i majtë por edhe si qendërmbrojtës dhe natyrisht do ti jepte më tepër variante trainerit gjerman në vijimësi. 

Nëse do të transferohet në ‘’ Camp Nou ‘’, do të kishte një rivalitet të ashpër me Pau Cubarsi, Eric Garcia, Ronald Araujo apo Andreas Christensen, ç’ka do ta bënte edhe më sfiduese eksperiencën. 

Kontrata me 20 herë kampionët e Premier Leagues i përfundon në 2027-tën dhe presidenca e tyre ka përcaktuar rreth 40 milionë euro për ta lënë të lirë. 

Kjo shifër konsiderohet llogjike në sajë të kontributit të dhënë, i ndërgjegjshëm për faktin e të përfaqësuarit një klub të rëndësishëm, në ligën respektive dhe gjithashtu në kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy