
Momenti delikat i Memphis Depay tek Barcelona sigurisht ka impulsuar disa ekipe për të tentuar largimin e hollandezit nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Xavi Hernandez ka preferuar që sulmuesi të qëndrojë në stol dhe vendimi i strategut e ka vështirësuar qëndrimin tek katalanasit.
Por një dritë në fund të tunelit për ishi-n e Manchester United është shfaqur sepse Sevilla ia ka hapur derën e ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ pasi Julen Lopetegui e konsideron të domosdoshëm transferimin e një sulmuesi.
Pavarësisht se andaluzët janë një ekip cilësor duke iu referuar çdo pozicioni dhe konkretisht në ofensivë pasi përbëhen nga emra si Rafa Mir , Youssef En-Nesyri dhe Kasper Dolberg , fillimi jo i mirë i sezonit ka shkaktuar mjaft pakënaqësi tek traineri spanjoll i cili kërkon të rikthejë situatën në favorin e Sevillas pavarësisht se do të jetë një detyrë shumë e vështirë për arsye të rivalitetit të ashpër , në Primera Division dhe Champions League.
Megjithatë nëse i referohemi lojtarit nga Moordrecht duhet theksuar se vijon i pashpresë tek ‘’ Blaugranët ‘’, të cilët zhvilluan një merkato shumë cilësore dhe emrat e transferuar tek kuq e blutë nuk i kanë lënë hapësira 28 vjeçarit.



