Gjimshiti: Mund të bëjmë surprizën ndaj Italisë, ndaj Kilit duhet të luajmë si skuadër

Gjimshiti: Mund të bëjmë surprizën ndaj Italisë, ndaj Kilit duhet të luajmë si skuadër

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, foli në konferencë për mediat, në prag të miqësores me Kilin që do të luhet këtë të premte në Parma të Italisë.

Mbrojtësi deklaroi se ekipi është në rrugën e duhur dhe mund të bëjë surprizën në Europian ndaj Italisë.

Megjithatë, Gjimshiti deklaroi se fokusi tashmë është vetëm te ndeshjet miqësore, me Kilin dhe Suedinë.

Për ne që kemi shumë kohë që po luajmë në Itali, populli shqiptar do të na përkrahë, do të jetë shumë bukur.

Sigurisht që Italia është kombëtare që ka historinë e vet, gjithmonë është aty. Ne kemi një frymë shumë të mirë dhe lojtarë me cilësi. Ekipi është në rrugën e duhur, pse të mos bëjmë surprizën ndaj Italisë?! Megjithatë, ne nuk mendojmë për Europianin, mendojmë vetëm për dy miqësoret, që janë të rëndësishme.

Alexis Sanchez? Emër i madh, ka bërë karrierë për t’u respektuar, karrierë të bukur. Një lojtar me shumë cilësi, i nivelit botëror. Duhet ndihma e ekipit për ta ndalur, por të ndalim gjithë ekipin e Kilit, jo vetëm një lojtar.

Për ne, popullin shqiptar, do të jetë një gjë shumë e bukur të kemi një Europian apo Botëror. Po ndërtohet gjithçka në Shqipëri sa i përket futbollit. Për gjërat e tjera mund të flasë presidenti Duka.

Është zhvilluar shumë futbolli në Shqipëri. Skuadrat kanë provuar të ndërtojnë diçka në kompeticionet europiane. Nuk është aq e thjeshtë, në botë ka shumë talente, por duhet më shumë puna se talenti.

Ka shumë shqiptarë që e duan dhe jetojnë për futbollin. Shpresoj që të bëhen të rinj më të mirë se ne. Ta çojnë Shqipërinë në futboll sa më lart, kjo është më e rëndësishmja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy