
Legjenda braziliane e futbollit, Pele, është shtruar me urgjencë në spital, pasi kishte shfaqur probleme me zemrën.
Lajmi është raportuar nga “ESPN Brazil”, ku bëhet e ditur se 82-vjeccari është transportuar me urgjencë në spital.
Pele prej një viti vuan edhe nga kanceri në zorrën e trashë, ndërsa ju nënshtrua edhe një operacioni para disa muajsh.
Trajneri i Brazilit, Tite në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kamerunin foli edhe për Pele.
“Ne i urojmë shëndet Pelesë. Ne e morëm vesh lajmin nga mediat. Ai është lojtari më i madh në historinë e kombëtares dhe i urojmë shëndet dhe gjithë të mirat në jetë.”, tha Tite.



