Opsionet e Sergio Ramos për të ardhmen

Opsionet e Sergio Ramos për të ardhmen

Finalizimi i kontratës në 30 qershorin e 2023-shit me Paris St Germain dhe mospatja momentalisht e asnjë ofertë e bën Sergio Ramosin të mendojë seriozisht për të ardhmen.

36 vjeçari duket plotësisht i rikuperuar nga dëmtimet, të cilat nuk i lejuan aktivizimin pothuajse në të gjithë sezonin e shkuar por sipas prestigjozes ‘ Marca ‘ fundi i aktualit mund të jetë fillimi i një eksperience të re larg Ligue 1.

Sipas prestigjozes spanjolle flitet për Arabinë Saudite dhe Major League Soccer , pasi tek ‘’ Les Pariziens ‘’ është pothuajse e pamundur që ishi i Real Madridit të vijojë sepse francezët tanimë kanë përveshur mëngët për transferimin e  Skriniar dhe Jose Maria Gimenez , të cilët mund ti bashkohen brazilianit Marquinhos për të formuar një treshe shumë interesante në prapavijën e kryeqytetasve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy