
Kejsi Tafili, një 24-vjeçare nga Tirana, zgjodhi pikërisht arbitrimin si profesionin e saj, edhe pse femër.

Për mikrofonin e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo tha se puna e fortë dhe pa pushim e çdo dite bëri që Kejsi ta realizojë dëshirën e madhe të fëmijërisë dhe të bëhet pjesë e gjyqtarëve të futbollit në vendin tonë.
Të them të drejtën nuk e kam menduar fare se do isha arbitër e futbollit, por që mund të them se futbollin e kam pasur gjithmonë pasion që në fëmijëri, duke lozur me çunat e lagjes, nëpër ndeshje në shkolla, gjithmonë kam qenë pjesëmarrje. Mund të them se motra ka qenë iniciatore dhe po shinin një ndeshje, atë kohë Federatë kishte bërë një thirrje që do hapej Akademia e Arbitrimit dhe pikërisht ajo gjeti momentin e duhur për të ma thënë.
Në fillim isha e stepur, sepse nuk është sedija shumë, dija lojën, pozicionin, por ishte diçka ndryshe dhe thashë ok po shkoj. Që preja asaj dite nuk e kam ndarë me.
Po bëj gjashtë vite në këtë profesion. Kam arbitruar pothuajse në të gjitha kategoritë e moshave, Superiorja e femrave si dhe në kategorinë e dytë të meshkujve.
Të them të drejtën kur shoh veten e parë që kam arbitruar, them o zot ku kam qenë. Kam filluar fillimisht si asistent arbitër, pas një viti pastaj ndryshova mendje qe thash epo bëhem kryesore dhe ishte shumë e çuditshme, jepja ofsajdë dhe thosha car bëra.
Tani them kam arritur një nivel që i kuptoj gjërat.
Pavarësisht që kohët kanë ndryshuar, vajzat që zgjedhin këtë si profesion ende përballen me paragjykime.
Kejsi thotë se pavarësisht kësaj femrat në Shqipëri kanë treguar që mund të jenë po aq profesionale sa djemtë në këtë punë.
E vetmja gjë që mund të quhet si vështirësi janë paragjykimet, por deri tani mendoj se femrat ia kanë dalë të gjykojnë ndeshje me profesionalizëm, po aq mirë sa meshkujt.
Fillimisht kam hasur në paragjykime, gjithmonë jam ndjerë e paragjykuar por me përkrahjen e familjes dhe të miqve e kolegëve më kanë bërë që ta na kaloj këtë pjesë. Më thonin çne femër që arbitron futboll, po ku marrin vesh femrat, të kishe zgjedhur një profesion tjetër..
Duke parë edhe arbritrat e huaja që kanë arritur në një nivel të larta, gjithçka mund të ndodh, pse të mos jemi edhe ne.
Femrat kërkojnë më shumë llogari për çfarëdo lloj gjëje dhe kur bëjnë faull, të thonë pse, nuk ishte.



