
Legjenda braziliane, Pele do të largohet nga spitali, aty ku qëndron prej ditësh. Gjendja shëndetësore e ish-futbollistit është përmirësuar deh ai në ditët e ardhshme do të largohet, për t’u rikthyer në shtëpi.
Pele iu nënshtrua një operacioni, për heqjen e një pjese tumorale në rrugët e aparatit tretës, në një spital në Sao Paulo.
Ka qenë vajza e tij, Kely Nascimento, e cila ka njoftuar se gjithçka shkoi me sukses dhe Pele tashmë është në gjendje të mirë.
“Ai është mirë pas operacionit, nuk vuan dhe është në humor të mirë. Ai do të qëndrojë në një dhomë dhe brenda 1 ose 2 ditëve do të rikthehet në shtëpi.”, tha vajza e legjendës braziliane.



