
Të qënit lider në mesfushën e Interit prej kohësh tashmë e ka shëndërruar Nicolo Barrellan në një element të pretenduar në merkato.
Manchester United është një ndër ekipet e interesuar, drejtuesit e të cilit e dëshirojnë me çdo kusht në ‘’ Old Trafford ‘’.
Italiani po zhvillon sezonin e gjashtë me zikaltërit, fituesit në fuqi të Serisë A, ekip i cili ka ndryshuar totalisht nën urdhërat e Simone Inzaghit.
Dihet botërisht se ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ përfshihen në rangun e më të pasurve të botës dhe janë një ekip shumë ambicioz.
Bëhet fjalë për një ofertë prej 75 milionë eurosh për ishi-n e Cagliarit, i cili nëse do ta pranojë ofertën e 20 herë kampionëve të Premier Leagues do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.
Në repartin e mesfushës të besuarit e Erik Ten Hag vijojnë të hasin vështirësi dhe ky i fundit konsideron domosdoshmërisht blerjen e një elementi cilësor.
Vizioni për lojës, kapaciteti për ti rikuperuar topat dhe përshtatja në disa pozicione sigurisht e lartësojnë figurën e 27 vjeçarit por do të jetë shumë e vështirë që drejtuesit e gjigandëve të Italisë të lejojnë largimin nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Kur flitet për klube të nivelit të Manchester United merret parasysh edhe aspekti ekonomik i cili mund ta bindë Nicolo Barrellan për të filluar një tjetër eksperiencë në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
Priten negociata në vijimësi ndërmjet palëve, për një ndër mesfushorët më të mirë të kampionatit italian.



