Unai Simon, objektiv i Real Madridit

Unai Simon, objektiv i Real Madridit

 Dëmtimi i Thibaut Courtois në Botëror i ka lënë të shqetësuar drejtuesit e Real Madridit.

Belgu përfshihet në rangun e më të mirëve në qarkullim por ‘’ Galaktikët ‘’ tashmë kanë nisur ofensivën për një tjetër portier. 

Unai Simon ka bindur me paraqitjet si tek Athletic Bilbao ashtu edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’, titullar i padiskutueshëm. 

29 vjeçari ka treguar se ka mbërritur momenti për të përfaqësuar një ekip elite, i cili arriti një rekord në Botëror, 650 minuta pa pësuar gol. 

Kjo falë aftësive dhe lojës dominuese të Spanjës në çdo aspekt dhe tashmë sakrificat i janë shpërblyer me interesin e ‘’ Los Merengues ‘’. 

Eksperienca në La Liga ia shton shanset për tu transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, koshient se e presin 15 herë kampionët e Champions Leagues. 

Kontrata me vaskët i përfundon në 30 qershorin e 2029-tës por ky interes meriton vëmëndje maksimale dhe një analizë të detajuar. 

Nëse Andriy Lunin do të largohet pritet një investim rreth 50 milionë eurosh nga Florentino Perez, i domosdoshëm referuar situatës aktuale. 

Duhet nënvizuar se Unai Simon është aktivizuar për tetë sezone me ‘’ Los Rojiblancos ‘’, produkt i akademisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy