
Kryeredaktori i “Panorama Sport”, Jetmir Halilaj, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për problemin me stadiumet, ku Tirana është detyruar t’i luajë ndeshjet si vendase në “Elbasan Arena”.
Halilaj e quan si të çuditshme dhe aspak normale, që skuadra që po del kampione shkon dhe luan jashtë në fushë asnjanëse, ndërkohë që në kryeqytet janë tre stadiume.
Është një kampionat i çmendur. Renditja nuk të lejon të bësh llogari dhe të flasësh me siguri për skuadrat që mbijetojnë, ato që shkojnë në Europë dhe kush fiton titullin.
Tirana është një skuadër e limituar në stol, por kam përshtypjen se ka të bëjë përvojë. Irana e vuan presion, por nuk dorëzohen. Kjo është çështje përvoje. Tirana në këtë moment ka më shumë nevojë për tifozët.
Nuk është njësoj të luajë Kastrioti në “Air Albania” dhe në “Elbasan Arena”. Ky fakti i çuditshëm, që në kryeqytet ka tre stadiume dhe klubi më i titulluar në vend, shkon dhe luan në një fushë asnjanëse. Presioni është i madh, tani të lënë gjunjët, nuk është njësoj. Presioni është shumë i madh. Bëhet një kampionat me problemet e veta, por të zgjidhet njëherë e mirë kjo pjesa e stadiumit.
E para e ka fajin Refik Halili, që nuk luajnë në stadiumin e tyre. Përgjegjësia kryesore është kjo. Po FSHF për ça ka investuar kaq shumë në infrastrukturë?! Për çfarë e kemi “Air Albania”?! Kemi tre stadiume në kryeqytet dhe klubi që po del kampione shkon luan jashtë, nëse fillon na duket normalitet kjo, ka një problem atëherë.



